Kurti: Jam bartës i listës që respekton ligjet

21.01.2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidatë për postin e kryeministrit, Albin Kurti e ka komentuar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ku thuhet se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin, në mesin e të cilëve mund përfshihet edhe Kurti. “Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar, ajo është lista jonë. Para […]

Kurti: Jam bartës i listës që respekton ligjet Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidatë për postin e kryeministrit, Albin Kurti e ka komentuar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ku thuhet se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin, në mesin e të cilëve mund përfshihet edhe Kurti.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar, ajo është lista jonë. Para një vitit ka qenë në Kosovë Grenelli për një darkë me ish-Presidentin por ai është vit i kaluar”, ka thënë Kurti.

“Mendoj që Institucionet e shtetit duhet të apdejtohen në rrethana të reja kur jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto të cilat kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje”.

Kreu i LVV-së ka deklaruar edhe njëherë se ai vetë është bartës i listës i cili respekton dhe përfill kushtetutën dhe ligjet.

“Jam bartës i listës i cili i respekton dhe i përfill me përpikmëri kushtetutën dhe ligjet të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve”, tha Kurti pasi ka bërë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes.