Kurti e refuzon Enver Hoxhaj për debate televizive: Kjo garë është për vendin e dytë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot rreth kërkesës së Enver Hoxhajt, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër për një debat televiziv.

Kurti në një konferencë për media tha se në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra për vendin e dytë.

“Është e vërtetë sepse është evidente, se në Kosovë ka një garë të ashpër mes dy partive të vjetra. Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë garë, as unë, as zonja presidente as s’kemi çka bëjmë e çka kërkojmë”, tha Kurti.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Ndryshe, kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj ka ftuar kreun e LVV-së, Albin Kurtin që të përballet me të në pesë debate televizive.

RAPORTO