Kurti e Osmani: Formula e ndryshimit është ‘Një, dy, shtatë-127’

03.02.2021

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidatë për kryeministër, Albin Kurti së bashku me numrin 2 të listës, Vjosa Osmanin sonte kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore. Albin Kurti në fjalën e tij para shumë qytetarëve kanë thënë se viti që lamë pas ishte vit me shumë sfida e me shumë se ngjarje, ku shtoi se ngjarja […]

Kurti e Osmani: Formula e ndryshimit është ‘Një, dy, shtatë-127’ Foto: Ilustrim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidatë për kryeministër, Albin Kurti së bashku me numrin 2 të listës, Vjosa Osmanin sonte kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Albin Kurti në fjalën e tij para shumë qytetarëve kanë thënë se viti që lamë pas ishte vit me shumë sfida e me shumë se ngjarje, ku shtoi se ngjarja më e rëndë e vitit 2020 ishte pandemia COVID-19, e hapjën e fushatës e kanë filluar duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat nga ky virus, raporton SuharekaOnline.

Vjosa Osmani në fjalën e saj ka thënë se këto zgjedhje janë mundësia për të ndryshuar të ardhmen e vendit tonë.

” Këto zgjedhje, në fakt ky referendum, janë mundësia për të ndryshuar të ardhmen e vendit tonë, të gjithë e duam shumë Kosovën dhe kjo është arsyeja pse të gjithë luftuam me aq përkushtim, pasion dhe vetmohim, për të fituar pavarsinë që e kemi sot” ka thënë Osmani.

Tutje Osmani ka thënë se partneriteti me Kurtin nuk ka të bëjë me të kaluarën por me të ardhmën kolektive, ringritjen ekonomike, përkujdesin shëndetësor, me drejtësinë, me vendin e punës etj.

Ndërsa, në fjalën e tij Kurti tha se LVV’së në këto zgjedhje i duhet secili votues sepse duhet që partia e tij të marrë më shumë se 61 deputetë.

Gjithashtu ai për sloganin ‘Krejt dhe Drejt’ tha se këto dy fjalë shqipe janë shumë të përdorura, por shumë rrallë i shohim bashkë, e LVV i ka bërë bashkë njëlloj sikur është bashkuar Albin Kurti me Vjosa Osmanin, sepse vetëm së bashku mund të dalin fitues.

Ndër tjerash Kurti e Osmani kanë thënë se në këto 10 ditë do të sigurohen që vota e ndryshimit të jehohjë kumbueshëm si asnjëherë më parë.

Ndërsa kanë shtuar se formula e ndryshimit është ‘një, dy, shtatë, 127’ që arrihet me besim e guxim.

E në fund ata i kanë falënderuar të gjithë qytetarët të cilët iu kanë qëndruar pranë në momente të ngritjes, ku edhe kanë bërë thirrje për të votuar LVV-në.

”Një, dy, shtatë-127, një, dy, shtatë-127” brohoritën Vjosa e Kurti së bashku para shumë qytetarëve.