Kurti dhe Osmani: Zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum

04.02.2021

Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin gjatë ditës së sotme qëndruan në qytetin e Ferizajit. Kurti u ka bërë thirrje ferizajasve që të dalin të votojnë sa më shumë persona në këto zgjedhjet e […]

Kurti dhe Osmani: Zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum Foto: Ilustrim

Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin gjatë ditës së sotme qëndruan në qytetin e Ferizajit.

Kurti u ka bërë thirrje ferizajasve që të dalin të votojnë sa më shumë persona në këto zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Po ashtu Kurti i ka falënderuar për mikpritjen, duke thënë se kur shumica popullore bëhet shumicë parlamentare dhe zgjedh 61 deputetë.

“Unë ju falënderoj për mikpritjen. Kështu bashkë do të shkojmë drejtë zgjedhjeve të 14 shkurtit që nuk janë të zakonshme, pasi janë zgjedhje të referendumit. Kur shumica popullore bëhet shumicë parlamentare dhe zgjedh 61 deputetë”.

“Ju lutem të keni kujdes dhe ju ftoj që të dilni masivisht në zgjedhjet e 14 shkurtit për të votuar”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, edhe Osmani i ka falënderuar qytetarët që kanë dalë t’i presin në Ferizaj.