Kurti dhe Osmani nesër vizitojnë Suharekën

Të martën duke filluar nga ora 13:30 kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe numri dy i listës së LVV’së, Vjosa Osmani, vizitojnë Suharekën.

Kurti dhe Osmani do të takojnë qytetarët e Suharekës në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndryshe Kurti dhe Osmani çdo ditë janë duke marshuar në qytete të Kosovës.

Ata po zotohen për një shumicë parlamentare që do ta marrë besimin më 14 shkurt në të cilën shteti është përveç se garantues edhe lehtësues i jetës së qytetarëve.

RAPORTO