Kurti: Dardana e Vitia sot ishin stolisur me qytetarë, të gatshëm për ndryshime demokratike

08.02.2021

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja VETËVENDOSJE, Albin Kurti po vazhdon aktivitetet fuqishëm në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në vazhdën e aktiviteteve të kësaj fushate zgjedhore, Kurti ka qëndruar sot në Dardanë e Viti, ku ka takuar qytetarët e këtyre komunave. Kandidati për kryeministër nga LVV ka thënë se si asnjëherë më parë, […]

Kurti: Dardana e Vitia sot ishin stolisur me qytetarë, të gatshëm për ndryshime demokratike Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja VETËVENDOSJE, Albin Kurti po vazhdon aktivitetet fuqishëm në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vazhdën e aktiviteteve të kësaj fushate zgjedhore, Kurti ka qëndruar sot në Dardanë e Viti, ku ka takuar qytetarët e këtyre komunave.

Kandidati për kryeministër nga LVV ka thënë se si asnjëherë më parë, Dardana e Vitia sot ishin stolisur me qytetarë e qytetare, të gatshme për ndryshime demokratike.

Kurti ka thënë se nga ekonomia e drejtësia, arsimi e shëndetësia, politika e jashtme dhe kultura, të gjitha duhen reformuar.

Prandaj, ai ka bërë thirrje qytetarëve që më 14 shkurt masivisht duhet të dalim në votim, asnjëri me të drejtë vote nuk bën të mungojë.

“Prandaj, me 14 shkurt masivisht duhet të dalim në votime. Asnjë prej nesh nuk bën të mungojë. Vetëm fitorja me 61+ deputetë siguron ndryshimet e dëshiruara dhe progresin aq të nevojshëm”, ka thënë Albin Kurti.