Kurteshi i LVV’së: KQZ ka bërë vepër penale, ka ndaluar të drejtën e votimit për diasporën

02.02.2021

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, kanë mbajtur sot një konferencë për media. Ata kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me procesin e votimit nga diaspora. Kurteshi ka thënë se ende nuk e kanë listën që tregon saktë se sa aplikues nga diaspora janë konfirmuar dhe janë refuzuar. Ai ka […]

Kurteshi i LVV’së: KQZ ka bërë vepër penale, ka ndaluar të drejtën e votimit për diasporën Foto: Ilustrim

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, kanë mbajtur sot një konferencë për media.

Ata kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me procesin e votimit nga diaspora.

Kurteshi ka thënë se ende nuk e kanë listën që tregon saktë se sa aplikues nga diaspora janë konfirmuar dhe janë refuzuar.

Ai ka theksuar se personat brenda KQZ’së kanë bërë vepra penale siç është parandalimi i të drejtës së votimit.

“Nga numri i madh i aplikimeve ende nuk e kemi listën që tregon saktë se sa aplikues janë konfirmuar dhe sa janë refuzuar.

Deri në këtë moment verifikimi përmes telefonit nuk ka përfunduar ende dhe deri tash është dashtë të fillohet me fletëvotimin dhe KQZ nuk është e përgatitur dhe kjo është shkelje e rëndë.

Kjo nuk është shkelje e parë nga KQZ-së, bashkë me PDK’në dhe LDK’në. Ne sot nuk e kemi listën përfundimtare të votuesve jashtë vendit.

Këto janë shkelje të afateve, do të thotë që KQZ ka kaluar në shkelje e vepra penale. Personat brenda KQZ kanë bërë vepra penale siç është parandalimi i të drejtës së votimit”, ka thënë Kurteshi.

Ndërsa, Ali Rama ka thënë se i ka kërkuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka të thërras një mbledhje për këtë çështje.