Kryetarja e KQZ-së thirrje partive politike: Zgjedhjet organizohen sipas Kushtetutës, respektojeni ligjin

01.02.2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka përgjatë mbledhjes së këtij institucioni për tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 14 shkurtit, u shpreh se KQZ-ja është dhe do të jetë e përkushtuar që të siguroj proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj. […]

Kryetarja e KQZ-së thirrje partive politike: Zgjedhjet organizohen sipas Kushtetutës, respektojeni ligjin Foto: Ilustrim

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka përgjatë mbledhjes së këtij institucioni për tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 14 shkurtit, u shpreh se KQZ-ja është dhe do të jetë e përkushtuar që të siguroj proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj.

Po ashtu kryetarja Daka u ka bërë thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë që të respektohet ligji që të ketë zgjedhje të mbara dhe demokratike.

“Mes sfidave të shumta KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe Ligji për Zgjedhjet.

Dua ti garantoj të gjithë se se KQZ mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutes dhe ligjeve në fuqi”, tha Daka.

Daka mes tjerash tha se në këto zgjedhje do të ketë vëzhgues dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme të botës, prandaj pa dallim mund të kontribuojmë në shtetin tonë, që të jetë shembull i zgjedhjeve të lira.