Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni në përkrahje të Kurtit e Osmanit, iu uron suksese në zgjedhje
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela i ka dhënë mbështetje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sela sot i është bashkuar Kurtit e Osmanit në Prizren duke iu uruar sukses në zgjedhjet që po vijnë. “Sot, së bashku me Afrim Gashin, iu bashkuam Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit […]
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela i ka dhënë mbështetje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sela sot i është bashkuar Kurtit e Osmanit në Prizren duke iu uruar sukses në zgjedhjet që po vijnë.
“Sot, së bashku me Afrim Gashin, iu bashkuam Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në marshimin e tyre për ndryshim në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës.
Tani është në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u besojnë atyre një mandat të pakontestueshëm për të operuar një transformim të vërtetë nga sistemi i vjetër. Suksese Albin dhe Vjosa”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 127 e kandidatët për deputet nga Suhareka, Salih Zyba mban numrin 110 dhe Hysen Durmishi numrin 50.