KQZ përmes ekipeve mobile do t’iu mundësojë qytetarëve të infektuar me COVID-19 që të votojnë

09.02.2021

Kanë mbetur edhe pak ditë që qytetarë e Kosovës me të drejt vote t’i drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët për deputetë të legjilsaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës. Zgjedhje të parakohshme parlamentare do të mbahen me 14 shkurt 2021, ndërsa Kosova si shumë vende të tjera të botës po përballet me […]

KQZ përmes ekipeve mobile do t’iu mundësojë qytetarëve të infektuar me COVID-19 që të votojnë Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe pak ditë që qytetarë e Kosovës me të drejt vote t’i drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët për deputetë të legjilsaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhje të parakohshme parlamentare do të mbahen me 14 shkurt 2021, ndërsa Kosova si shumë vende të tjera të botës po përballet me pandeminë COVID-19.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se si mund të votojnë personat me të drejtë vote të cilët janë të infektuar me COVID-19, përmes një vieo të publikuar në facebook, KQZ ka bërë të ditur procedurën që duhet të ndjekin këta persona të cilët shprehin vullnetin që të votojnë.

Përveç se duhet të respektohen masat anti-COVID, duhet që gjatë votimit të ruhet edhe fshehtësia e votës, për çka KQZ-ja këtyre votuesve do tu ofrojë një zarf në të cilin këta votues duhet ta vendosin fletëvotimin.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni pa pagesë: 0800 55 555. 

Ndryshe në Kosovë aktualisht janë 6,791 raste aktive me COVID-19.