KQZ: Nuk ka mungesë të fletëvotimeve për votim të rregullt

14.02.2021

Sot jemi në datën 14 shkurt, ku Kosova gjendet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi që edhe për rreth 20 minuta të votojnë të përzgjedhurit e tyre, pasi që në ora 19:00 mbyllen qendrat e votimit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se përkundër ankesave, nuk ka mungesa […]

KQZ: Nuk ka mungesë të fletëvotimeve për votim të rregullt Foto: Ilustrim

Sot jemi në datën 14 shkurt, ku Kosova gjendet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi që edhe për rreth 20 minuta të votojnë të përzgjedhurit e tyre, pasi që në ora 19:00 mbyllen qendrat e votimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se përkundër ankesave, nuk ka mungesa të fletëvotimeve për votimet e rregullta.

“Nuk ka mungesë të fletëvotimeve. Po flasim vetëm për votimet me kusht”, ka deklaruar ai në emisionin ‘Kosova Voton’ në T7.

“Duhet ta bëjmë një sqarim. Nuk mungojnë fletëvotime në votime të rregullta. Në Fakultetin Filologjik dhe Faik Konicë janë dy qendrat e votimt ku qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit.

Çdo qendër votimi ka një qendër votimi me kuti të dyfishtë, ku mund të votojë e gjithë Kosova. Besoj se shumë shpejt do t’u mundësohet e drejta për të votuar me kusht”, deklaroi ai.