KQZ njofton për mbylljen e periudhes së votimit përmes postës

12.02.2021

Që nga sot është përmbyllur periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit. “Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni […]

KQZ njofton për mbylljen e periudhes së votimit përmes postës Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Që nga sot është përmbyllur periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit.

“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë të ditur se, deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.