KQZ njofton për mbylljen e afatit për aplikim, njofton se aplikuan 28 parti

16.01.2021

Këshilli Qëndror Zgjedhor ka njoftuar se, deri në përmbyllje të afatit për aplikim të subjekteve politike, kanë aplikuzar 28 sosh. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, teksa ka njoftua se prej 28 subjekteve politike, 2 ishin koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Elezi njoftoi se numri i përgjithshëm i […]

KQZ njofton për mbylljen e afatit për aplikim, njofton se aplikuan 28 parti Foto: Ilustrim

Këshilli Qëndror Zgjedhor ka njoftuar se, deri në përmbyllje të afatit për aplikim të subjekteve politike, kanë aplikuzar 28 sosh.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, teksa ka njoftua se prej 28 subjekteve politike, 2 ishin koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Elezi njoftoi se numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1 079 kandidatë.

“Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsejt: 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike; 2 koalicione; dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1 079 kandidatë”, tha Elezi.

Disa nga partitë politike tashmë janë bërë të ditura edhe listat e kandidatëve.

Lëvizja Vetëvendosje përmes Facebook-ut, ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë të përbërë nga 110 emra.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar listën e emrave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kësaj liste i prinë, i pari i partisë Ramush Haradinaj.

SuharekaOnline e ka siguruar listën me 60 emrat e parë të renditur në këtë listë.

Ku në top dhjetëshe janë: Ramush Haradinaj, Shemsedin Dreshaj, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala.

Gjithashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Këtë listë e dorëzoi, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi i cili tha se sado që kjo garë do të jetë e ashpër, beson se LDK-ja do të jetë fituese.

Edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës kanë aplikuar në KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.

Pas dorëzimit, ata thanë se do ta njoftojnë opinionin nëpërmjet një komunikate.