KQZ miraton fletëvotimet që do të përdoren për zgjedhjet e 14 shkurtit

02.02.2021

Në KQZ janë miratuar dy fletëvotimet që do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Njëri fletëvotim përmban dy gjuhët zyrtare në Kosovë, gjuhën shqipe dhe serbe, ndërsa fletëvotimi tjetër i miratuar përmban tri gjuhë zyrtare në Kosovë: shqip, serbisht dhe turqisht. KQZ nuk ka miratuar propozimin e anëtarit të PDK-së që në fletëvotim […]

KQZ miraton fletëvotimet që do të përdoren për zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Në KQZ janë miratuar dy fletëvotimet që do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Njëri fletëvotim përmban dy gjuhët zyrtare në Kosovë, gjuhën shqipe dhe serbe, ndërsa fletëvotimi tjetër i miratuar përmban tri gjuhë zyrtare në Kosovë: shqip, serbisht dhe turqisht.

KQZ nuk ka miratuar propozimin e anëtarit të PDK-së që në fletëvotim krahas logos dhe akronimit të partisë të shënohet edhe slogani i subjektit apo koalicionit në zgjedhje.

Burim Ahmetaj nga QNR ka thënë se nga diaspora qytetarët mund ta printojnë fletëvotimin në formatin A3 apo A4 dhe nuk ka rëndësi nëse është me ngjyra apo pa ngjyra.

“Për zgjedhjet në Kosovë fletëvotimi duhet të jetë origjinal dhe përmban të gjitha elementet e sigurisë”, tha Ahmetaj.