KQZ lejon që qytetarët të votojnë me dokumente të skaduara

14.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që qytetarët të votojnë edhe me letërnjoftim që e ka afatin e skaduar. Nga KQZ-ja bëjnë të ditur se të gjithë qytetarët të cilët e kanë emrin në listat e votimit iu lejohet që të votojnë edhe nëse iu ka skaduar afati, shkruan SuharekaOnline. Kjo është bërë e […]

KQZ lejon që qytetarët të votojnë me dokumente të skaduara Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që qytetarët të votojnë edhe me letërnjoftim që e ka afatin e skaduar.

Nga KQZ-ja bëjnë të ditur se të gjithë qytetarët të cilët e kanë emrin në listat e votimit iu lejohet që të votojnë edhe nëse iu ka skaduar afati, shkruan SuharekaOnline.

Kjo është bërë e ditur nga anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi i cili ka njoftuar se: KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listst e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar.