KQZ: Lajmëroni organet e rendit duke e ruajtur votën e qytetarit dhe rrjedhimisht demokracinë e Kosovës

11.02.2021

Kanë mbetur edhe dy ditë fushatë zgjedhore, ku të shtunën do të ketë heshtje zgjedhore e të dielën qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësinë që për zgjedhjet parlamentare t’u drejtohen kutive të votimit që të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të gjitha përgatitjet që ky […]

KQZ: Lajmëroni organet e rendit duke e ruajtur votën e qytetarit dhe rrjedhimisht demokracinë e Kosovës Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe dy ditë fushatë zgjedhore, ku të shtunën do të ketë heshtje zgjedhore e të dielën qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësinë që për zgjedhjet parlamentare t’u drejtohen kutive të votimit që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të gjitha përgatitjet që ky proces zgjedhor të shkojë mirë pa ndonjë problem.

KQZ përmes një njoftimi ka apeluar tek të gjithë votuesit dhe vëzhguesit që nëse vërejnë ndonjë parregullësi të lajmërojnë organet e rendit, pasi që duke e ruajtur votën e qytetarit dhe rrjedhimisht demokracinë e Kosovës.

Kushdoqoftë vëzhgues, anëtarë të KVV-ve apo votues që vërejnë këto parregullësi të renditura më poshtë të lajmërojnë organet e rendit:
• Plotësimin e fletëvotimit nga votuesit jashtë kabinës së votimit,
• Ndërhyrje gjatë votimit,
• Keqpërdorimin e votimit me asistencë,
• Kërcënimet dhe incidentet në Vendvotim,
• Blerjen e votës,
• Fotografimin e votës,
• Mashtrime gjatë procesit të numërimit në Vendvotim,
• Çfarëdo mënyre apo forme të keqpërdorimit të votës.

Për informata shtesë kontaktoni këto linja ndihmëse pa pagesë: 038 550 888 ose 192.