KQZ-ja pranon mbi 43 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka pranuar 43 mijë e 477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për REL se pranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e forcave të rendit.

“Pranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara”, tha Elezi.

Afati për dërgimin e votave me postë ka qenë nga 2 deri më 12 shkurt.

Më herët KQZ-ja ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, 103,582 qytetarë jashtë Kosovës u është mundësuar e drejta e votimit.

Ky institucion ka bërë verifikimin e votuesve jashtë vendit, përmes thirrjeve telefonike dhe ka thënë se rreth 27 mijë aplikacione për votim janë refuzuar.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, të drejtë vote kanë 1.794.862 persona.

RAPORTO