KQZ-ja miraton buxhetin në vlerë 5 milionë e 560 mijë euro për zgjedhjet e 14 shkurtit
Në mbledhjen e parë të Komisionit Qendror Zgjedhor pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme janë caktuar afat kohore për aplikimin e subjekteve politike, certifikimin e tyre dhe fushatën zgjedhore. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në fjalën e saj gjatë mbledhjes bëri të ditur se fushata zgjedhore do të fillojë nga data 3 shkurt dhe do […]
Në mbledhjen e parë të Komisionit Qendror Zgjedhor pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme janë caktuar afat kohore për aplikimin e subjekteve politike, certifikimin e tyre dhe fushatën zgjedhore.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në fjalën e saj gjatë mbledhjes bëri të ditur se fushata zgjedhore do të fillojë nga data 3 shkurt dhe do të mbarojë më datë 12 shkurt.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Vlera e buxhetit për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë 5 milionë e 560 mijë euro, ku nga ky buxhet 153 mijë euro janë alokuar për mëditje.