KQZ-ja deri tani ka aprovuar rreth 14 mijë aplikacione të diasporës, shifrat mund të ndryshojnë

21.01.2021

Rreth 14 mijë aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës, janë aprovuar deri të mërkurën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se rreth 20 mijë aplikacione janë futur në sistem, ndërsa edhe 102 mijë emaile janë të pa hapura. “Gjatë periudhës së […]

KQZ-ja deri tani ka aprovuar rreth 14 mijë aplikacione të diasporës, shifrat mund të ndryshojnë Foto: Ilustrim

Rreth 14 mijë aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës, janë aprovuar deri të mërkurën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se rreth 20 mijë aplikacione janë futur në sistem, ndërsa edhe 102 mijë emaile janë të pa hapura.

“Gjatë periudhës së aplikimit, deri më datë 20 janar, kemi pranuar me dhjetëra mijëra aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Shërbimi votues është duke u marrë intesivisisht me regjistrimin dhe verifikimin e tyre. Deri më tani në sistem janë future rreth 20 mijë aplikacione për regjistrim. Prej tyre janë aprovuar rreth 14 mijë. Sipas të dhënave që kemi nga shërbimi votues deri në ditën e kaluar kanë qenë rreth 102 mijë e-maile të pa hapura”, tha Elezi

Elezi sqaroi se numri i këtyre aplikacioneve mund të ndryshoj më vonë, për shkak se mund të ketë raste kur i njëjti person ka dërguar me shumë se dy aplikacione për ndryshim.

Sipas tij, pastrimi i bazës do të bëhet për të evituar aplikacionet që janë dërguar më shumë se dy herë.

“Duhet ta kemi parasysh se ky numër i raportuar për aplikacione për të cilat është bërë futja e të dhënave është shifër e cila mund të pësojë ndryshme, sepse mund të ndodh që për të njëjtin person të kemi më shumë se dy aplikacione për regjistrim. Pastrimi i bazës së të dhënave do të bëhet për të evituar aplikacionet që kanë ardhur nga më shumë se dy apo tri herë”, u shpreh Elezi.

Ndryshe, sot në orën 18:00 përfundon periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.