KQZ fillon telefonimin e mërgimtarëve për t’i verifikuar si votues, 75% e tyre janë lajmëruar

16.01.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit. Sipas njoftimit të KQZ-së, mbi 75 për qind e aplikuesve që janë kontaktuar deri më tani, janë lajmëruar në telefon. “KQZ po kontakton […]

KQZ fillon telefonimin e mërgimtarëve për t’i verifikuar si votues, 75% e tyre janë lajmëruar Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.

Sipas njoftimit të KQZ-së, mbi 75 për qind e aplikuesve që janë kontaktuar deri më tani, janë lajmëruar në telefon.

“KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre”, thuhet në njoftim.

KQZ do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre.