KQZ apel qytetarëve jashtë Kosovës: Aplikacioni online që po qarkullon është i paautorizuar

14.01.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se aplikacioni i cili është duke qarkulluar online është i paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin. Ky aplikacion, sipas KQZ-së, dëmton integritetin e procesit zgjedhor. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata/ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për […]

KQZ apel qytetarëve jashtë Kosovës: Aplikacioni online që po qarkullon është i paautorizuar Foto: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se aplikacioni i cili është duke qarkulluar online është i paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin.

Ky aplikacion, sipas KQZ-së, dëmton integritetin e procesit zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata/ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në ueb faqen tonë zyrtare”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thotë se pas pranimit të informacioneve lidhur me publikimin e këtij aplikacioni, ka njoftuar organet kompetente për të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.