Kosova voton, edhe në Suharekë procesi zgjedhor fillon normalisht

14.02.2021

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë. Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Edhe në Komunën […]

Kosova voton, edhe në Suharekë procesi zgjedhor fillon normalisht Foto: Ilustrim

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Edhe në Komunën e Suharekës procesi zgjedhor ka filluar me kohë dhe normalisht.

Kështu kanë bërë të ditur për SuharekaOnline nga zyra e Komisionit Komunal për Zgjedhje, të cilët kanë treguar se procesi zgjedhor ka filluar sipas planifikimit me disa vonesa të vogla në fshatin Javor.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë, ndërsa numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.