Konjufca: Më 14 shkurt do ta kuptoni më mirë se Veliu e ka pas gabim, jo VV

03.02.2021

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se për shkak të rrethanave në të cilat ndodhemi, lëre që ka ndryshuar jeta e secilit në përgjithësi dhe mënyra se si e zhvillojmë atë, por edhe fushata zgjedhore. “VV në njërën anë, kurse në anën tjetër të gjithë të tjerët  të cilët përafërsisht i paskan qëllimet e […]

Konjufca: Më 14 shkurt do ta kuptoni më mirë se Veliu e ka pas gabim, jo VV Foto: Ilustrim

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se për shkak të rrethanave në të cilat ndodhemi, lëre që ka ndryshuar jeta e secilit në përgjithësi dhe mënyra se si e zhvillojmë atë, por edhe fushata zgjedhore.

“VV në njërën anë, kurse në anën tjetër të gjithë të tjerët  të cilët përafërsisht i paskan qëllimet e njëjta, të cilat më së miri u zbuluan kur u bënë bashkë me rrëzu një qeveri e cila filloi të marrë disa vendime të rëndësishme për Kosovën, duke filluar nga negociatat e tek bordet e ndërmarrjeve publike.Apo kur ishte shfuqizimi i konsujve të paligjshëm, fillimi i kthimit të ambasadorëve të cilët kanë pasur një imunitet politik aty, që kishin hyrë në vitin e 56-të, përderisa ligji thotë katër vite, pra në secilën fushë sikur ato që i merrja unë në politikë të jashtme, apo në shëndetësi e drejtësi, e kjo siç duket nuk i pëlqeu dikujt dhe ata që se pëlqyen u bënë bashkë.Për këtë ne quajtëm referendum, a je për këtë gjendje apo do t’ia japësh një shanc ndryshimit”, tha Konjufca në Kanal10.

Ai gjithashtu deklaroi se po të mendonte qytetari që VV e ka gabim që po kërkohet shkuarja në zgjedhje dhe se Albin Kurti po e shkarkon një politikan shumë të ndershëm atëherë VV prej 27% kish ra në 12%.

“Shkarkimi i Veliut është përkrahur sepse njerëzit kanë menduar se ai është pozicionuar padrejtësisht bashkë me PDK-në për t’ia marrë kompetencat Qeverisë Kurti, edhe VV ka mendu se është gabim.Me 14 shkurt ju duhet ta kuptoni edhe më mirë se Veliu e ka pas gabim, jo Vetëvendosje. Dy alternativa kanë qenë ose bashkëpunimi LDK-PDK kundër qeverisë Kurti në skenarin e gjendjes së jashtëzakonshme, ose Kurti është dashura ta shkarkojë Veliun. Le t’ia lëmë popullit të vendos dhe përgjigjen mendoj se do ta keni të qartë se kush e kishte gabim. Mendoj se është njëra nga  arsyet e dyfishimit të Lëvizjes Vetëvendosje”, shtoi ai.