Kështu ishte përqindja e daljes së femrave dhe meshkujve në zgjedhje ndërvite në Suharekë

13.02.2021

Nesër në ora 7:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovë hapen qendrat e votimit, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës”. Në këtë dokument përfshihet […]

Kështu ishte përqindja e daljes së femrave dhe meshkujve në zgjedhje ndërvite në Suharekë Foto: Ilustrim

Nesër në ora 7:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovë hapen qendrat e votimit, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës”.

Në këtë dokument përfshihet edhe trendet e pjesëmarrjes së femrave dhe të meshkujve në zgjedhje për Kuvend të Kosovës sipas komunave.

Sipas këtij dokumenti përmes një grafikoni shihet se ka rënë përqindja e pjesëmarrjeve femra në zgjedhje për Kuvend të Kosovës në Komunën e Suharekës.

Duke marrur parasysh këto statistika të bëra nga Komisioni Qendraror i Zgjedhjeve (KQZ) shihet se në zgjedhjet e vitit 2010 në votime në Komunën e Suharekës morën pjesë 40.16% e femrave, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2014 morën pjesë 38.02%, në vitin 2017 rreth 33.76% e femrave morën pjesë në votime dhe në zgjedhjet e vitit 2019 në votime morën pjesë 36.11%.

2010201420172019
40.16%38.02%33.76%36.11%
*Pjesëmarrja e femrave në Zgjedhje për Kuvend të Kosovës në Komunën e Suharekës

Kurse duke i’u referuar të njëjtit dokument, shihet se në zgjedhjet e vitit 2010 në votime në Komunën e Suharekës morën pjesë 49.91% e meshkujve, në zgjedhjet e 2014-ës morën pjesë 47.71%, në vitin 2017 43.54% dhe në zgjedhjet e 2019-ës morën pjesë 43.02% e meshkujve.

2010201420172019
49.91%47.71%43.54%43.02%
*Pjesëmarrja e meshkujve në Zgjedhje për Kuvend të Kosovës në Komunën e Suharekës