Kështu ishte dalja në zgjedhje ndërvite në Suharekë

13.02.2021

Nesër në ora 7:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovë hapen qendrat e votimit, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës”. Në këtë dokument përfshihet […]

Kështu ishte dalja në zgjedhje ndërvite në Suharekë Foto: Ilustrim

Nesër në ora 7:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovë hapen qendrat e votimit, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës”.

Në këtë dokument përfshihet edhe trendet e pjesëmarrjes në zgjedhje për Kuvend të Kosovës sipas komunave.

Sipas këtij dokumenti përmes një grafikoni shihet se ka rënë përqindja e pjesëmarrjeve në zgjedhje për Kuvend të Kosovës në Komunën e Suharekës.

Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2019 në votime morën pjesë 39.62% e qytetarëve të Suharekës.

Nga grafikoni lart shihet se që nga viti 2000 numri i qytetarëve me të drejtë vote është dyfishuar por numri i votuesëve nuk ka pësuar rritje.