Kandidatit të AAK’së mund ti ndalohet kandidimi për një gjobë 18€

Daut Haradinaj përmes një shkrimi ka bërë të ditur se sipas informacioneve që ka, Dr. Shemsedin Dreshaj po tentohet të penalizohet dhe t’i ndalohet kandidimi për një gjobë trafiku në vlerë 18 euro.

“Sipas informacioneve që i kam, Dr. Shemsedin Dreshaj po tentohet të penalizohet dhe t’i ndalohet kandidimi për një gjobë trafiku në vlerë 18 euro, gjobë të cilën e ka paguar. Gjoba është paguar para tre vjet e tre ditë më parë. Një vendim i tillë është i çuditshëm!

Aleanca do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’u ankuar kundër këtij vendimi.

Edhe pas kontakteve me kolegë të tjerë kandidatë, që po tentohet penalizmi i tyre, po shprehet habi se nuk janë në njohuri dhe nuk kanë qenë subjekt i ndonjë dënimi penal.

Shpresoj që pas ankimimit do të përmirësohet ky gabim” ka njoftuar Haradinaj.

RAPORTO