Kandidati për deputet nga Suhareka me pasuri mbi 1 milionë euro
Kanë mbetur pothuajse më pak se një muaj nga data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do të iu drejtohen kutive të votimit. Tashmë të gjitha partitë politike i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për postin e kryeministërit dhe një pjesë të kandidatëve për deputetë. Për herë të parë Komuna e Suharekës ka kandidatin […]
Kanë mbetur pothuajse më pak se një muaj nga data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do të iu drejtohen kutive të votimit.
Tashmë të gjitha partitë politike i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për postin e kryeministërit dhe një pjesë të kandidatëve për deputetë.
Për herë të parë Komuna e Suharekës ka kandidatin saj për kryeministër, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës. Edhe subjektet e tjera politike i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për deputetë.
Por sa janë të pasur këta kandidatë?
Në bazë të të dhënave zyrtare nga Agjencia Kundër Korrupsion të cilat i ka siguruar SuharekaOnline, rezulton se pasuria e kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj, kap vlerën prej 416,729.00 euro.
Salih Zyba figuron të ketë pasuri në vlerë të 244,417.98 euro, i cili renditet i treti nga pesë kandidatët për të cilët janë siguruar të dhënat.
Rreth 114 mijë euro më pak se pasuria e Zybës peshon ajo e ish-deputetit, Ardian Shala, i cili në AKK ka të deklaruar pasuri në vlerë prej 130,510.06 euro.
Afër 100 mijë euro figuron të ketë deklaruar ish-deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj.
Sipas deklarimit në AKK pasuri më të madhe figuron të ketë kandidati për deputet nga radhët e AAK-së në Suharekë, Bexhet Kuqi, i cili ka deklaruar se ka pasuri të përbashkët në vlerë prej mbi 1 milion euro, pa e llogaritur biznesin individual i cila ka këtë pasuri:
- Autobusa 4; lloj: marka Setra
- Vetura 2: Golf 5 dhe Audi A3
- Aparatura për kontrollin teknik të automjeteve nën 3.5t dhe mbi 3.5t
- Autoshkolla “Jeta” dhe kontrollimin teknik të automjeteve.