Ja si mund t’i raportoni shkeljet në zgjedhjet e 14 shkurtit

13.02.2021

Nesër në ora 7:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovë hapen qendrat e votimit, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Gjatë këtij procesi zgjedhor mund të ketë edhe shkelje apo ndonjë parregullësi. Por, qytetarët mund t’i raportojnë […]

Ja si mund t’i raportoni shkeljet në zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Nesër në ora 7:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovë hapen qendrat e votimit, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Gjatë këtij procesi zgjedhor mund të ketë edhe shkelje apo ndonjë parregullësi.

Por, qytetarët mund t’i raportojnë këto shkelje duke telefonuar falas në 0 800 55 555, ku ky numër ju lidhë direkt me Dhomën e Operacioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Raporti juaj shënohet dhe pastaj varësisht nga shkelja, KQZ-ja koordinohet me stafin në terren dhe nëse është e nevojshme edhe me forcat e policisë dhe me prokurorët e terrenit për ta adresuar shkeljen.