Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: Nuk e meriton të jetë as 1 orë presidente

23.01.2021

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas adresimit të sotëm të Vjosa Osmani për KQZ-në. Mustafa ka thënë se, Osmani flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e  rolit që ushtron. Ai thekson se Presidentja është pritur të mbrojë  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet […]

Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: Nuk e meriton të jetë as 1 orë presidente Foto: Ilustrim

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas adresimit të sotëm të Vjosa Osmani për KQZ-në.

Mustafa ka thënë se, Osmani flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e  rolit që ushtron.

Ai thekson se Presidentja është pritur të mbrojë  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.

Sipas tij, Osmani në petkun e ushtrues detyre e Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja  partiake në LVV.

“Është e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja  t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura”, ka thënë Mustafa.

“Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës”, shkroi ai.

Në fund shtoi se me këtë sjellje, Osmani nuk meriton as një orë të  jetë në Presidencë.

Postimi i plotë:

Adresimi i sontëm i znj Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.
Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.

Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV.
Eshte e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.
Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë. IM