Hoxhaj: Zgjedhjet do të jenë befasi, ne garojmë të vetëm

22.12.2020

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në ditët në vijim do ta nxjerrin si subjekt politik kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e reja. “Kemi njerëzit më të mirë, më të duhur për të drejtuar të gjitha institucionet. Në këto zgjedhje PDK pret një rezultat shumë më të madh se […]

Hoxhaj: Zgjedhjet do të jenë befasi, ne garojmë të vetëm Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në ditët në vijim do ta nxjerrin si subjekt politik kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e reja.

“Kemi njerëzit më të mirë, më të duhur për të drejtuar të gjitha institucionet. Në këto zgjedhje PDK pret një rezultat shumë më të madh se në zgjedhjet te 6 tetorit”, është shprehur Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

“Kam vizituar 35 komuna të Kosovës dhe kam parë se ka rikthim të besimit në PDK. Jam i sigurt që rezultati zgjedhor do të jetë befasues”.

Hoxhaj në konferencë është shprehur se ata si PDK nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike.

“Të gjitha partitë që kanë qenë në pushtet në këta 14 muajt e fundit kanë treguar që nuk kanë kapacitet për ta udhëheq vendin. Asnjëherë në histori të Kosovës nuk ka pasë një situatë që brenda një viti kanë përfunduar dy qeveri. Shqetësimi ynë nuk është se kush me kënd shkon në koalicion. PDK shkon në zgjedhje e vetme”.