Hoxhaj përsëri e fton Kurtin në debate: ‘Hajde dil matu’

22.01.2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, planin për rimëkëmbje të shëndetësisë e ka prezantuar edhe para infermierëve të Komunës së Ferizajt. Atyre u ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij do të ketë rritje të pagave e trajtim dinjitoz për ta. Nga aty, Hoxhaj ka ftuar edhe një […]

Hoxhaj përsëri e fton Kurtin në debate: ‘Hajde dil matu’ Foto: epa05943691 Foreign Minister of the Republic of Kosovo Enver Hoxhaj gestures during a joint press conference with his counterpart from Sweden Margot Wallstrom (not in picture) following their meeting in Pristina, Kosovo, 04 May 2017. Swedish Foreign Minister Margot Wallstrom is on a one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, planin për rimëkëmbje të shëndetësisë e ka prezantuar edhe para infermierëve të Komunës së Ferizajt.

Atyre u ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij do të ketë rritje të pagave e trajtim dinjitoz për ta.

Nga aty, Hoxhaj ka ftuar edhe një herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në debat për shëndetësinë.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës e ka programin më të mirë për Shëndetësinë dhe se është e vetmja parti politike që e dinë se çka dëshiron të bëjë me sistemin shëndetësor në vend.

“Prandaj edhe po e ftoj Kurtin të mos i ik debatit, të ulet në tavolinë me mua, të flasim për shëndetësi, të flasim për ekonomi dhe për arsimin. Ai e ka pasur një shprehje që thoshte ‘dil matu’ dhe unë po i them atij tani, dil matu, po i them dil matu edhe në Ferizaj e hajde matemi kush e çon vendin përpara në rrugë të drejtë, sepse për këtë janë partitë politike”, tha Hoxhaj.