Hoxhaj për Kurtin: Po fshihet, vetëm liderët autoritarë refuzojnë debatet

17.01.2021

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Bedri Hamza po e shpalosin programin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike. Në këtë adresim, Hoxhaj pati edhe disa fjalë për Albin Kurtin, i cili e ka refuzuar atë për debat. “Unë e kam sfiduar kundërshtarin tonë kryesor politik, Albin Kurti, të veproj njëjtë. Të […]

Hoxhaj për Kurtin: Po fshihet, vetëm liderët autoritarë refuzojnë debatet Foto: epa05943691 Foreign Minister of the Republic of Kosovo Enver Hoxhaj gestures during a joint press conference with his counterpart from Sweden Margot Wallstrom (not in picture) following their meeting in Pristina, Kosovo, 04 May 2017. Swedish Foreign Minister Margot Wallstrom is on a one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Bedri Hamza po e shpalosin programin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike.

Në këtë adresim, Hoxhaj pati edhe disa fjalë për Albin Kurtin, i cili e ka refuzuar atë për debat.

“Unë e kam sfiduar kundërshtarin tonë kryesor politik, Albin Kurti, të veproj njëjtë. Të prezantojë dhe debatoj për Programin e tij me neve. Natyrisht, ai kundërshtoi. Ai po fshihet. Ai po e shmang krahasimin. Ai nuk e humbet asnjë rast për t’i injoruar qytetarët e Kosovës.

Ai nuk ka respekt për demokracinë tonë. as respekt për procesin elektoral. Vetëm liderët autoritar refuzojnë debatet.

Vetëm liderët autoritar i fshehin qëllimet e tyre. Vetëm liderët autoritar i marrin rezultatet e zgjedhjeve si të mirëqena para se të ndodhin ato. “, ka thënë Hoxhaj.

“Albin Kurti na tha që nuk dëshiron të debatoj me neve sepse i ka fituar zgjedhjet! Por, më lejoni t’i them atij një gjë: në demokraci zgjedhjet vendosen prej qytetarëve dhe jo politikanëve.”, ka thënë ai.