Hoxhaj: Jam në gjendje që Kurtin për çdo temë të politikës me shti në xhep

29.01.2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në Klinë ka kritikuar kundërkandidatin e tij, Albin Kurti që nuk po i del në debat. Hoxhaj u shpreh se është në gjendje që Albin Kurti ta “fusënë xhep të vogël për çdo temë politike”. “Unë e kam ftuar një njeri, me të cilin jemi rival […]

Hoxhaj: Jam në gjendje që Kurtin për çdo temë të politikës me shti në xhep Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në Klinë ka kritikuar kundërkandidatin e tij, Albin Kurti që nuk po i del në debat.

Hoxhaj u shpreh se është në gjendje që Albin Kurti ta “fusënë xhep të vogël për çdo temë politike”.

“Unë e kam ftuar një njeri, me të cilin jemi rival se kush do të bëhet kryeministër, a ju e dini që kryeministër do të jem unë”.

“Unë e kam ftuar Albin Kurtin që të del në mejdan me mu, ai i ikë debatit. Ai i ikë debatit se është mësuar me i taku do të ri dhe të reja, me i manipulu se sa i mençur është.”

“Ju e dini që unë jam në gjendje, që Albin Kurtin për çdo temë politikës, politikës së jashtme, të brendshme, me shti jo në xhep, po në xhep të vogël”, u shpreh ai.