Hoti prezanton sloganin e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit: Shteti. Shtet.

24.01.2021

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar sloganin për zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit. Është kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ai që e ka prezantuar sloganin e LDK-së, ku përmes një videomesazhi, ai ka prezantuar punët që ka kryer gjatë kohës sa ishte në krye të vendit, derisa para qytetarëve ka shpalosur edhe planet që ka. […]

Hoti prezanton sloganin e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit: Shteti. Shtet. Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar sloganin për zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.

Është kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ai që e ka prezantuar sloganin e LDK-së, ku përmes një videomesazhi, ai ka prezantuar punët që ka kryer gjatë kohës sa ishte në krye të vendit, derisa para qytetarëve ka shpalosur edhe planet që ka.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit LDK do të ketë sloganin Shteti.Shtet.

Ai gjithashtu ka thënë se ka shërbyer si Kryeministër në periudhën më të vështirë që nga paslufta, teksa kanë menaxhuar me sukses sfidat më të cilat është ballafaquar e gjithë bota, si pasojë e COVID-19.

Duke ndihmuar qytetarët dhe bizneset, kemi arritur të përgjysmojmë efektin negative të pandemisë në ekonomi.

Kemi nënshkruar marrëveshje në SHBA, që e kthen shtetin tonë në nyje gjeo-politike ”, ka thënë ndër të tjera Hoti.