Hoti flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në pas zgjedhjeve: LDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti

15.01.2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherësh kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, tha se LDK është e mobilizuar më shumë se kurrë për të fituar këto zgjedhje me ofertën më të besueshme zgjedhore. Avdullah Hoti nuk e përjashton mundësinë e ndonjë koalicioni pas-zgjedhor madje as me Lëvizjen Vetëvendosje. “Për koalicione pas zgjedhore […]

Hoti flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në pas  zgjedhjeve: LDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherësh kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, tha se LDK është e mobilizuar më shumë se kurrë për të fituar këto zgjedhje me ofertën më të besueshme zgjedhore.

Avdullah Hoti nuk e përjashton mundësinë e ndonjë koalicioni pas-zgjedhor madje as me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Për koalicione pas zgjedhore do të flasim pas zgjedhjeve”, thotë Hoti.

“Nuk kemi vija të kuqe sepse vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. Ne mund të bëjmë ndonjë koalicion pas-zgjedhor”, shtoi ai për RTV21.

“Për neve orientuese është vetëm programi i LDK-së. Vetëm parimet, filozofia politike e LDK-së. Tash më shumë se asnjëherë tjetër është e rëndësishme që ne të fokusohemi në fundamentet, në principet, mbi të cilat është themeluar ky shtet”, theksoi ai.