Haxhiu thotë se asaj dhe Albin Kurtit nuk i ndalohet kandidimi në zgjedhje

09.01.2021

Anëtarja e Kryesisë Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar përsëri rreth kandidaturës së saj dhe të Albin Kuritit në zgjedhjet e 14 shkurtit. Haxhiu një pjesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka quajtur absurde. në T7 Haxhiu ka thënë se asaj dhe Kurtit nuk i ndalohet të kandidojnë në zgjedhje. “Për t’i ikur ballafaqimit […]

Haxhiu thotë se asaj dhe Albin Kurtit nuk i ndalohet kandidimi në zgjedhje Foto: Ilustrim

Anëtarja e Kryesisë Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar përsëri rreth kandidaturës së saj dhe të Albin Kuritit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haxhiu një pjesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka quajtur absurde. në T7 Haxhiu ka thënë se asaj dhe Kurtit nuk i ndalohet të kandidojnë në zgjedhje.

“Për t’i ikur ballafaqimit që në Kosovë ka ndodhur një skandal. Shtatë muaj dhe po vazhdon ende sepse absurdi i Gjykatës Kushtetuese, përveçse ne vlerësojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse u tha ajo që kemi thënë ne që nga 3 qershori, por që absurdi i Gjykatës Kushtetuese është që thekson se qeveria nuk është zgjedhur por thotë që kjo do të mbetet në detyrë deri në qeverinë e re. Si ka mundësi. Një qeveri që nuk është zgjedhur në Kuvend, si mund të mbetet në detyrë”, ka thënë Haxhiu.

“Ne jemi të obliguar që të respektojmë vendimin e Kushtetueses” ka shtuar ajo.

“Në vend që të merremi me dëmet që janë shkaktuar gjatë kësaj kohe nga një qeveri, merren me çështjen e mos të drejtës ose moskandidimin të Albin Kurtit apo edhe mua për të qenë pjesë e listës së VV’së. Unë them që ka pasur shumë zëra në këtë drejtim. Shumë qytetarë janë të shqetësuar”, ka thënë Haxhiu.

“Interpretimi jonë është i qartë dhe i bazuar edhe në Kodin penal të Republikës së Kosovës. Dhe në ligjin për zgjedhje të përgjithshme. As unë dhe as z.Kurti nuk kemi asnjë pengesë dhe këtë e them me bindje të plotë bazuar në analizën dhe argumentet juridike të konsultuara brenda VV’së dhe jo vetëm”, shtoi ajo.

‘Në këtë drejtim neve nuk na ndalohet. Nuk ka asnjë pengesë ligjore ose kushtetuese për mos kandidimin tonë”, ka sqaruar Haxhiu.

“Unë dhe z.Kurti jemi dënuar më 2018 dhe jemi dënuar me kusht. Në 2018 ka qenë në fuqi Kodi i vjetër Penal i vitit 2013 dhe dënimi me kusht nuk ka pasur pasoja juridike. Domethënë Gjykata e shqipton dënimin me kusht ndaj një personi që akuzohet për vepër penale, në këtë rast ju e dini që ne jemi akuzuar e dënuar për gazin lotësjellës, por ai nuk është dënim, është kërcënim që Gjykata ja jep dikujt në mënyrë që brenda periudhës verifikuese, ne e kemi pasur dy vjet periudhën verifikuese, të mos bëjë vepër penale. Ne nuk kemi kryer vepra penale brenda periudhës verifikuese”, ka thënë, anëtarja e kryesissë LVV-së, Albulena Haxhiu.