Haradinaj thotë se koalicioni AAK-VV është i mundshëm

11.01.2021

Ramush Haradinaj i AAK-së thotë se koalicioni në mes të AAK’së dhe Vetëvendosjes është i mundur. “Sa na përket neve është reale kjo, është e mundshme sa na përket neve. Varet vullnet i Vetëvendosjes. Ata e vlerësojnë a kanë nevojë ose jo nëse i fitojnë zgjedhjet ose ne nëse i fitojmë vlerësojmë a kemi nevojë […]

Haradinaj thotë se koalicioni AAK-VV është i mundshëm Foto: Ilustrim

Ramush Haradinaj i AAK-së thotë se koalicioni në mes të AAK’së dhe Vetëvendosjes është i mundur.

“Sa na përket neve është reale kjo, është e mundshme sa na përket neve. Varet vullnet i Vetëvendosjes. Ata e vlerësojnë a kanë nevojë ose jo nëse i fitojnë zgjedhjet ose ne nëse i fitojmë vlerësojmë a kemi nevojë a jo. Por është e mundshme, është opsionale’, tha Haradinaj në ‘Rubikon’.

Për një qeveri të ardhshme Kurti, pritjet janë të mëdha thotë i pari i AAK’së.

“Edhe sot mendoj se është një shpërputhje e madhe në mes të premtimeve politike elektorale të një popullizmi të shprehur. Pra kur je kryeministër është bukur vështirë me e rikthy këtë pritshmëri të qytetarëve”, theksoi ai.