Haradinaj thotë me të si president, Kosova në NATO: Kam krijuar lidhje të forta me aleatët

28.01.2021

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se më të si president, Kosova do të anëtarësohet në NATO. Haradinaj në takimin me strukturatë e Alencës në Klinë, tha se ka arritur të krijojë lidhje të forta me aleatët e Kosovës. “Plot kanë mendu se jemi prish me aleatë. Kanë kujtu që prapë jemi të prishur dha […]

Haradinaj thotë me të si president, Kosova në NATO: Kam krijuar lidhje të forta me aleatët Foto: Ilustrim

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se më të si president, Kosova do të anëtarësohet në NATO.

Haradinaj në takimin me strukturatë e Alencës në Klinë, tha se ka arritur të krijojë lidhje të forta me aleatët e Kosovës.

“Plot kanë mendu se jemi prish me aleatë. Kanë kujtu që prapë jemi të prishur dha kanë me na detyru ta japim Trepçën. Por jo, Amerika na ndihmojë shumë me Trepçën. Në aleancë janë vlerat më të çmuara. Së bashku me aleatët tanë duhet të shkojmë drejt NATO-së dhe ta gjejmë rrugën deri aty”, tha ai

“Ajo çka ka rëndësi është anëtarësimi në NATO dhe garanca jemi ne dhe Presidenti i ardhshëm. Krejt ajo që kemi folur për bashkëpunim me Shqipërinë mos e lejoni Serbinë me blloku Kosovën”, tha tutje ai.