Haradinaj: Moslejimi i kandidaturës së Kurtit dhe të tjerëve për deputetë është lloj “kurthe”

11.01.2021

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ftuar sot në Rubikon ka folur për temat aktuale në të cilat po kalon Kosova. Fillimisht duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kreu i AAK-së e ka quajtur vendim interesant, sipas të cilit humbën mandatin edhe 119 deputetë të tjerë, pasiqë një deputet kishte problem me ligjin. Për të […]

Haradinaj: Moslejimi i kandidaturës së Kurtit dhe të tjerëve për deputetë është lloj “kurthe” Foto: Ilustrim

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ftuar sot në Rubikon ka folur për temat aktuale në të cilat po kalon Kosova.

Fillimisht duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kreu i AAK-së e ka quajtur vendim interesant, sipas të cilit humbën mandatin edhe 119 deputetë të tjerë, pasiqë një deputet kishte problem me ligjin.

Për të mos u përsëritur situata të ngjashme ku qeveritë rrëzohen pothuajse çdo vit, Haradinaj ka thënë se nuk guxojmë të funksionojmë me precedane të shpeshta, andaj na duhet një reformë zgjedhore përndryshe e dobësojmë kredibilitetin e institucioneve shtetërore.

Ndërsa lidhur me atë se a i ndalohet Kurtit dhe të tjerëve kandidimi për deputetë, kreu i AAK-së ka thënë se kjo situatë e do një analizë të kujdesshme, dhe po të isha në vendin e zotit Kurti do ta kisha të vështirë, pasiqë edhe nëse zgjedhet deputet mundet me qenë subjekt i Gjykatës Kushtetuese dhe mendoj që kjo situatë është një lloj kurthe.

Edhe vet po të isha në këtë pozitë do ta kisha të vështirë marrjen e vendimit për kandidim ose jo, ka shtuar Haradinaj.