Hamza i PDK’së: Paga minimale do të rritet në 300 euro

27.01.2021

Bedri Hamza i PDK’së ka premtuar rritje të rrogës minimale në Kosovë si një ndër planet për ekonominë që i ka subjekti i tij. Duke folur në emisionin Pressing në T7 ai ka thënë se numri i inspektorëve do të rritet për zbatim të ligjeve të punës. Po ashtu ai bën të ditur se primar […]

Hamza i PDK’së: Paga minimale do të rritet në 300 euro Foto: Ilustrim

Bedri Hamza i PDK’së ka premtuar rritje të rrogës minimale në Kosovë si një ndër planet për ekonominë që i ka subjekti i tij.

Duke folur në emisionin Pressing në T7 ai ka thënë se numri i inspektorëve do të rritet për zbatim të ligjeve të punës. Po ashtu ai bën të ditur se primar do të jetë sektori privat.

“Paga minimale do të rritet nga 170 euro, sa është tani në 300 euro. Në marrëveshje me partnerët socialë, legjislacioni i punës me theks të veçantë ligji i punes i cili do të rishqyrtohet në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore cilësore për inkurajimin e aktiviteteve sipërmarrëse, të zvogëlojë barrën administrative të punës dhe të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të punësuarve dhe punëdhënësve”, tha ai.