Hamza: Besoj fuqishëm se PDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve

22.01.2021

Hamza: Besoj fuqishëm se PDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve “Këto dy figura kanë një peshë të madhe jo vetëm për PDK-në, por për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Hamza. Ai ka shtuar se roli i Thaçit dhe i Veselit ka qenë i pashmangshëm për shtetin e Kosovës, duke filluar nga projektet […]

Hamza: Besoj fuqishëm se PDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve Foto: Ilustrim

Hamza: Besoj fuqishëm se PDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve

“Këto dy figura kanë një peshë të madhe jo vetëm për PDK-në, por për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se roli i Thaçit dhe i Veselit ka qenë i pashmangshëm për shtetin e Kosovës, duke filluar nga projektet ushtarake.

“Elektorati i PDK-së e ka marrë edhe si obligim dhe motivim që të bëjmë maksimumin që PDK-së të del mirë dhe fuqishëm në këtë zgjedhje. Presim që të gjitha këto figura, që përballën me këtë proces në Hagë ta përfundojnë atë dhe të dalin të pafajshëm. Ata atje janë vetëm për shkak të rolit të tyre në organizimin e UÇK-së, projektit më të madh kombëtar”, ka thënë Hamza në emisionin Debat në RTK.

Sipas tij, PDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit hyn në zgjedhje e përgatitur dhe synon fitore.

“I kemi të gjitha predispozitat për të fituar. Besoj që fuqishëm do të dalim të parët”, ka thënë Hamza.

Sa i përket sondazheve, Hamza tha se edhe PDK-ja i ka bërë sondazhet e veta, por ai nuk e ka dhënë ndonjë shifër se si qëndron partia që ai është nënkryetar.

“Zakonisht PDK-ja historikisht gjithmonë në fund ka dalë më mirë seç del në sondazhe. E kemi kandidatin për kryeministër shumë të përgatitur dhe më përvojë. Ai e ka edhe programin ma të mirë si kryeministër”, ka thënë Hamza.