Gërvalla për largimin nga LDK-ja: Nuk kishte reformë, kam thënë se unë s’kam çfarë kërkoj këtu

20.01.2021

Donika Gërvalla, e bija e heroit kombëtar Jusuf Gërvalla, ka folur rreth largimit të saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gërvalla ka thënë se është munduar të qëndrojë në LDK edhe pas përleshjes që ka ndodhur në Këshillin e Përgjithshëm. ”Momenti kur unë jam larguar nga LDK-ja, nuk është përplasja ime fizike përpara këshillit të […]

Gërvalla për largimin nga LDK-ja: Nuk kishte reformë, kam thënë se unë s’kam çfarë kërkoj këtu Foto: Ilustrim

Donika Gërvalla, e bija e heroit kombëtar Jusuf Gërvalla, ka folur rreth largimit të saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gërvalla ka thënë se është munduar të qëndrojë në LDK edhe pas përleshjes që ka ndodhur në Këshillin e Përgjithshëm.

”Momenti kur unë jam larguar nga LDK-ja, nuk është përplasja ime fizike përpara këshillit të përgjithshëm, por edhe pas atyre skenave të shëmtuta unë jam mundu megjithatë brenda LDK-së të përpiqem që me sa më shumë njerëz të realizojmë atë që secili anëtarë e votues i LDK-së e ka kërkuar nga ne. Pra të rrimë në LDK,  kujdesemi që LDK-ja të mos mbetet e pareformume dhe të thyhet betoni që e kanë krijuar Isa Mustafa me një pjesë të Kryesisë së LDK-së të cilët të gjithë i njohim. Jam përpjekur që të mbetem aty”.

”Unë jam larguar nga LDK-ja në momentin që konkluzioni im ka qenë që sado djem e vajza të mira të ketë në këtë strukturë të LDK-së, kaq është kryesia e LDK-së, jo e gatshme por tërësisht e paaftë për t’i lejuar ata djem e vajza të mira që të kenë çfarëdo ndikimi minimal në këtë strukturë saqë e kam pa që me këtë strukturë reforma në LDK nuk ka”.

”Në momentin që unë për vete e kam kuptu që me këtë strukturë nuk bën reformë, atëherë unë kam thënë ‘unë s’kam cfarë kërkoj këtu’”, ka thënë Gërvalla në emisionin “DPT te Fidani”.

Ish-kryetarja e degës së LDK’së në Gjermani është anëtarësuar rishtazi në iniciativën e Vjosa Osmanit ‘Guxo’.

Kjo u bë e ditur nga Osmani e cila ka publikuar një fotografi së bashku me Gërvallën në llogarinë e saj në Facebook.

“Si çdoherë bashkë”, ka shkruar Osmani.