Fushata zgjedhore, KQZ tregon se sa para mund të shpenzojnë partitë politike

Më 7 janar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte mbajtur mbledhjen e parë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt, ku është caktuar që fushata zgjedhore të zgjasë vetëm 10 ditë (3 shkurt – 12 shkurt).
Ndërsa sot në një mbledhje të radhës të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për të kufizuar shumën e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike.
Sipas KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar.
Vendimi i KQZ-së mbështetet në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve, sipas së cilës numri i votuesve në vendin tonë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues.