FSSHK për programet e partive: Premtime boshe që 20 vite për shëndetësinë
Tashmë ndodhemi në fushatë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt, partitë politike gjatë këtyre 10 ditëve po shpalosin programet e tyre qeverisëse. Ndërsa kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka kritikuar premtimet e subjekteve politike për sa i përket fushës së shëndetësisë. Madje Syla ka […]
Tashmë ndodhemi në fushatë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt, partitë politike gjatë këtyre 10 ditëve po shpalosin programet e tyre qeverisëse.
Ndërsa kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka kritikuar premtimet e subjekteve politike për sa i përket fushës së shëndetësisë.
Madje Syla ka theksuar se po dëgjojmë premtime boshe që 20 vite.
Ai ka shtuar se ende nuk ka parë ndonjë program të qartë nga ana e subjekteve politike.
“Unë para dy ditëve, u jam adresuar me tri pyetje partive politike që të na tregojnë sepse nuk po kemi kohë me i përcjellë si punëtorë shëndetësorë dhe ta shohim ende nuk kam parë një program të sinqertë dhe të qartë”.
“Si duket edhe kur kam hyrë në uebsajtin e tyre, programi për shëndetësi është i njëjtë dhe kur them është i njëjtë do të thotë premtime boshe 20 vjet, andaj punëtorët shëndetësorë duhet të jenë shumë sy qelë, mirëpo edhe popullata duhet të jetë shumë sy qelë sa i përket shëndetësisë sepse zakonisht e qesin në top prioritet, mirëpo kurrë ato premtime nuk i realizuan”.
Tutje ai tha që tri gjëra kanë kërkuar nga partitë politike, sepse sipas tij pandemia nuk përfundon më 14 shkurt.
“Ne kemi kërkuar tri gjëra, rritjen e buxhetit dhe cila parti sa do të arrijë, e dyta si do të jetë plani i aksionit për pandeminë sepse pandemia nuk përfundon me 14 shkurt por do të vazhdojë edhe një kohë dhe e treta cila do të jetë mirëqenia e punëtorëve shëndetësorë, ju e dini tashmë me çfarë paga punohet në shëndetësi”, thotë ai për EkonomiaOnline.
“…nuk kam çka me shtuar ma tepër por dorën në zemër seriozitetin e tyre sa i përket shëndetësisë kta janë ka e tregojnë, ose më mirë me thënë mos seriozitetin, në të njëjtën kohë thonë që do ta luftojnë pandeminë në anën tjetër mbledhin njerëz dhe i shkelin çdo rregull të ligjit”.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen këtë të dielë më 14 shkurt, ku qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’a kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.