Florim Kryeziu në Studençan e Semetisht: Rimëkëmbja e shtetit është alternativa e vetme në këto zgjedhje

03.02.2021

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dega Suharekë, Florim Kryeziu është duke vazhduar fuqishëm aktivitetet në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në vazhdën e aktiviteteve, Kryeziu sonte ka vizituar banorët e fshatit Studençan dhe Semetisht. Kryeziu dhe struktura e PDK-së u mirëpritën nga banorët, ku edhe mori mbështetje për kandidaturën e […]

Florim Kryeziu në Studençan e Semetisht: Rimëkëmbja e shtetit është alternativa e vetme në këto zgjedhje Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dega Suharekë, Florim Kryeziu është duke vazhduar fuqishëm aktivitetet në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vazhdën e aktiviteteve, Kryeziu sonte ka vizituar banorët e fshatit Studençan dhe Semetisht.

Kryeziu dhe struktura e PDK-së u mirëpritën nga banorët, ku edhe mori mbështetje për kandidaturën e tij për deputet.

Kryeziu i cili mban numrin #101 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, ka thënë se rimëkëmbja e shtetit është alternativa e vetme në këto zgjedhje.