Florim Kryeziu merr mbështetjen e Budakovës

10.02.2021

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu është duke vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore. Në vazhdën e takimeve me elektoratin për zgjedhjet e 14 shkurtit, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Florim Kryeziu ka takuar banorët e Budakovës së Suharekës nga të cilët ka marrë përkrahje të madhe për kandidaturën […]

Florim Kryeziu merr mbështetjen e Budakovës Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu është duke vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore.

Në vazhdën e takimeve me elektoratin për zgjedhjet e 14 shkurtit, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Florim Kryeziu ka takuar banorët e Budakovës së Suharekës nga të cilët ka marrë përkrahje të madhe për kandidaturën e tij për deputet.

Kryeziu i cili mban numrin #101 në listën e kandidatëve nga radhët e PDK-së, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë partia e madhe fituese në zgjedhjet parlamentare kësaj të diele në Kosovë.

“Në Budakovë kemi qenë dhe do të jemi Partia e parë në Kosovë. Mbështetja e tyre është frymëzim për fitoren e 14 Shkurtit. Bashkohuni me ne në rrugën e fitores”, shkruan Kryeziu në Facebook.