Fillon zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë

Në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të 14 shkurit garojnë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë nisma qytetare. 1,794,826 qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote.

Në Kosovë nisi zyrtarisht sot (03.02 2021) fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit. Fushata do të zgjasë vetëm 10 ditë për shkak që këto zgjedhje janë të parakohshme.

Më shumë se një muaj më parë, Gjykata Kushtetuese konstatoi që vota e deputetit Etem Arifi të shpallej jo legjitime, nga e cila edhe varej Qeveria Hoti, duke vendosur kështu se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se “zgjedhjet e lira dhe demokratike janë themeli i angazhimit institucional” dhe se “qëllimi është që zgjedhjet të gëzojnë besimin e qytetarëve dhe akterëve tjerë të procesit zgjedhor”.

RAPORTO