“Femra për femrat”, Albena Reshitaj me mesazh të qartë për rolin e gruas në shoqëri

28.01.2021

Përderisa të gjitha subjektet politike dhe kandidatët e tyre tashmë kanë intensifikuar takimet me qytetarë, kandidatja e AAK-së nga Suhareka, Albena Reshitaj më shumë është përkushtuar në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Brenda pak ditëve ajo ka takuar një numër të madh të grave në Komunën e Suharekës me ç’rast ka theksuar se […]

“Femra për femrat”, Albena Reshitaj me mesazh të qartë për rolin e gruas në shoqëri Foto: Ilustrim

Përderisa të gjitha subjektet politike dhe kandidatët e tyre tashmë kanë intensifikuar takimet me qytetarë, kandidatja e AAK-së nga Suhareka, Albena Reshitaj më shumë është përkushtuar në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Brenda pak ditëve ajo ka takuar një numër të madh të grave në Komunën e Suharekës me ç’rast ka theksuar se ashtu siç është angazhuar deri tani, zëri i saj do të jetë edhe më i fuqishëm në legjislaturën e ardhshme, duke dhënë maksimumin që t’i hapen rrugët çdo gruaje për realizimin e qëllimeve dhe sukseseve në fushat përkatëse.

Ndër tjera Reshitaj ka vlerësuar lart rolin e gruas edhe në biznes që me përkushtim më të madh ky rol do të jetë edhe më i fuqizuar në të ardhmen.

”Është fat i madh që sot gruaja kosovare ka një rol më të rëndësishëm në biznes dhe sigurisht që me përkushtimin tonë nesër do të jetë edhe më e fuqizuar dhe më protagoniste në këtë fushë” ka thënë Reshitaj.

Kujtojmë se Reshitaj vazhdimisht kishte ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe mohimit të të drejtave. Ajo e kishte parë edhe problematike që nuk ka as një grua në krye të komunave të Kosovës, ku kishte kërkuar përkrahjen e grave të marrin përgjegjësi të kontribuojnë në zhvillim të vendit.