Enver Hoxhaj në Suharekë: Votoni me përgjegjësi për të ardhmen!

06.02.2021

Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryeministër, Enver Hoxhaj, kanë mbajtur takimin e radhës me qytetarë. Duke filluar nga ora 19:00, Hoxhaj është pritur nga qytetarët e Suharekës në shkollën e mesme profesionale në Shirokë. Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj është pritur në Suharekë, përkatësisht në Shirokë nga simpatizantët […]

Enver Hoxhaj në Suharekë: Votoni me përgjegjësi për të ardhmen! Foto: Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për kryeministër, Enver Hoxhaj, kanë mbajtur takimin e radhës me qytetarë.

Duke filluar nga ora 19:00, Hoxhaj është pritur nga qytetarët e Suharekës në shkollën e mesme profesionale në Shirokë.

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj është pritur në Suharekë, përkatësisht në Shirokë nga simpatizantët e tij.

Sipas fotogrative të shpërndara në faqen e tij në Facebook, shihet pjesëmarrje e madhe në tubimin e PDK-së, ku foli Hoxhaj.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i udhëheqim ndryshimet që i kërkon koha dhe qytetarët. Dhe besimplotë në programin tonë për t’u prirë sfidave që kemi përpara është tashmë jo vetëm Shiroka, por e gjithë Theranda.Votoni me përgjegjësi për të ardhmen. Votoni #PDK134 #Rimëkëmbje.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndryshe dega e PDK-së në Suharekë në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me katër kandidatë për deputetë.