Enver Hoxhaj: Jemi në garë me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin

21.01.2021

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj beson se është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në një intervistë për “RTV Besa”, Hoxha u shprehë se është në garë me Albin Kurtin për t’u bërë kryeministër. “Mendoj që kandidatë që garojnë nga Prizreni për të qenë deputet në Kuvendin e […]

Enver Hoxhaj: Jemi në garë me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin Foto: Ilustrim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj beson se është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një intervistë për “RTV Besa”, Hoxha u shprehë se është në garë me Albin Kurtin për t’u bërë kryeministër.

“Mendoj që kandidatë që garojnë nga Prizreni për të qenë deputet në Kuvendin e Kosovës, janë ekipi më i mirë që mund të ketë Prizreni.”

“Janë njerëz të cilët janë të përgatitur, me profesione të ndryshme, me përvojë të mirëfilltë politike, vijnë nga fusha të ndryshme, me një përfaqësim të duhur gjinor. Nuk mendoj që një subjekt politikë ka kandidat më të mirë dhe unë jam shumë i sigurt që të gjithë këta (kandidatët e PDK-së nga Prizreni) do të jenë deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës dhe një pjesë do të jenë ministra, në Qeverinë që do ta udhëheqi unë si kryeministër.”

“Ne jemi në garë me një subjekt tjetër, Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti dhe unë jam një nga dy kandidatët më serioz për t’u bërë kryeministër”, u shprehë ai.